Roma ka pezulluar me 24 orë stërvitjen pasi 4 futbollistë i kanë rezultuar me COVID-19.
I pari ishte portieri Mirante që rezultoi pozitiv javën e kaluar, më pas Carles Perez të enjten, gjithashtu edh Bruno Peres u infektua, kurse i fundit është Kluivert që u kthye nga Holanda dhe pushimet në Ibiza të Spanjës.
Tashmë të gjithë lojtarët janë testuar dhe po priten për rezultatet e tyre që stërvitja të vijojë normalisht.
Por kjo duket se nuk do të prishë shumë punë tek Roma pasi kampionati fillon më 19 shtator dhe futbollistët e infektuar mund ta arrijnë në kohë, por negative do të jetë mungesa e stërvitjes.
(BalkanWeb)