ITALI

Së paku 3 emigrantë kanë vdekur, kur një zjarr shpërtheu në një anije që transportonte ata afër bregdetit jugor të Italisë.

Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj kanë lajmëruar se ngjarja tragjike ka ndodhur sot, raporton Reuters.

Po ashtu autoritetet shëndetësore në shtetin italian kanë thënë se 5 emigrantë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zyrtarët shëndetësore në Krotone deklaruan se dy oficerë të policisë italiane janë lënduar, ndërsa janë përpjekur të ndihmojnë emigrantët.

Policia në Krotone dha këtë informacion, pa dhënë më tej detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se në Detin Mesdhe edhe në vitet e mëhershme, edhe tashmë, kanë ndodhur dhe po ndodhin ngjarje tragjike, me njerëz të vdekur, që janë emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb