Vendet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia kanë ndërmarrë të parat sanksionet ndaj Bjellorusisë.

Tre vendet baltike kanë sanksionuar Presidentin bjellorus Alexander Lukashenko dhe 29 zyrtarë të tjerë për dhunim të të drejtave të njeriut.

“Ne po dërgojmë mesazhin se duhet të bëjmë më shumë sesa të lëshojmë deklarata, ne gjithashtu duhet të marrim masa konkrete,” – tha Ministri i Jashtëm i Lituanisë Linas Linkevicius.

Por ndërkohë Bjellorusia ka paralajmëruar se kushdo vend që vendos sanksione ndaj saj, do t’ i përgjigjet me reciprocitet si dhe do të jenë kundraproduktive.
Kujtojmë se të treja vendet që kanë nisur sanksionet ndaj Bjellorusisë, janë pjesë e BE që ka rënë parimisht dakord për një listë të zezë prej 20 zyrtarësh bjellorusë të cilët do u vendosen sanksione.

Dy javë më parë ishin vendet baltike që kërkuar zgjedhje të reja në Bjellorusi, teksa protestat vijojnë edhe sot. Bjellorusia ka marrë edhe goditje të tjera, Serbia që nuk i njohu zgjedhjet kurse Ukraina ka ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet zyrtare me Bjellorusinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb