Barcelona duket se po ‘spastron’ ekipin pas ardhjes së trajnerit holandez Koeman.

I pari duket se është Rakitiç i cili zyrtarisht është i Sevilla-s për 1.5 milionë euro, teksa ky është një rikthim i kroatit pas 6 vitesh në ‘Camp Nou’ ku vërtet fitoi shumë.

Por ndërkohë te Barcelona situata duket se është një ‘furtunë’ me Messin që nuk paraqitet në stërvitje dhe klubin që e mban të mbërthyer për mos e lënë lotjar të lirë deri në 2021 kur i përfundon kontrata.

Por ndërkohë Barcelona duket gati për një revolucion në sezonin e ri, pasi trajneri i ri Koeman duket se do të spastrojë ‘gardën e vjetër’ nga Vidal, Busquets, Pique dhe Suarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb