Ky është momenti dramatik, kur një burrë ekzekutohet në mënyrë brutale teksa qëndronte ulur në karrigen e një berberi në Kolumbi.

Skena tragjike ka ndodhur të shtunën në një lagje të Medilinit, kur një burrë me armë në dorë e qëlloi në kokë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Carlos Andres Carmona quhet 27-vjeçari, mbi të cilën ranë plumbat fatal. kamera e sigurisë në berberhane ka treguar momentin kur ai qëllohet dhe ndërron jetë në vend.

Pasi e qëllon, Carmona bie në tokë i vdekur, kurse vrasësi ikën me ndihmën e një personi tjetër, që ishte me motor-çikletë.

Autoritetet kolumbiane nuk kanë dhënë arsye pse ka ndodhur ngjarja, por në Medilin ka shumë banda që veprojnë dhe kjo mund të jetë ndër arsyet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb