KORÇË

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Korçë – Ersekë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Kamenicë.

Paraprakisht mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë e për pasojë dy drejtuesit kanë marrë lëndime të shumta në trup.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Korçës, për kurim.

Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident mjeti tip motor me drejtues shtetasin V. V., rreth 23 vjeç, banues në Kamenicë, me mjetin tip biçikletë me drejtues shtetasin V. M., rreth 65 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb