TIRANË
Maxhoranca socialiste është e gatshme për çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Burime nga takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin Ilir Meta bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb”, Ergys Gjencaj, se maxhoranca pranon të gjitha datat, përveç 2 majit, kur janë Pashkët Ortodokse.
Takimi i kryeministrit Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me Kreun e Shtetit zgjati vetëm 10 minuta, ku duket se maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo datë për zgjedhjet e 2021-shit.
(BalkanWeb)
