ITALI

Trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajloviç del negativ edhe në tamponin e dytë dhe kështu shërohet përfundimisht nga koronavirusi.

Tashmë trajneri serb mund të rifillojë aktivitetin e tij të rregullt dhe që prej ditës së nesërme do të jetë në qendrën teknike të Casteldebole për të drejtuar ekipin e tij.

Lajmin e mirë e dha vetë klubit italian. Kujtojmë që trajneri serb rezultoi pozitiv me koronavirus më 23 gusht dhe sipas klubit të tij ai nuk kishte simptoma të virusit të tmerrshëm.

Pas kthimit nga pushimet në Sardenja ku kishte qëndruar së bashku me gruan e tij, Mihajloviç u infektua me COVID-19.

Kujtojmë që trajneri pak muaj më parë fitoi luftën me sëmundjen e leucemisë pas një beteje të gjatë 1 vjecare, ku dhe iu desh të bënte një transplant palce.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb