Australi-
Jemi në brigjet e Forster, një qytet në brigjet e rajonit të Mid North Coast në Nuovo Galles, në Australi. Dean Butler- autor i videos-është duke peshkuar teksa dy peshkaqen i sulen trupit të një balene të ngordhur që noton në sipërfaqe.

Bëhet fjalë për një peshkaqen tigër dhe një të bardhë, dy prej specieve më të rrezikshme të brigjeve australiane. Teksa peshkaqeni tigër vazhdon të copëtojë balenën pa u shqetësuar aspak për peshkatarin, peshkaqeni i madh i bardhë drejtohet menjëherë drejt barkës së Butler.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fillim ai jep një kafshim të fortë nga ana e timonit pas disa momentesh kthehet, duke detyruar peshkatarin të largohet nga dy peshkaqenët.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb