Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke arrestuar dy trafikantët.

Nga specialistët e Seksionit për Narkotikët u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. S., 32 vjeç dhe R. Ç., 19 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb