DURRËS
Është përfshirë nga flakët këtë mesditë Urgjenca e Spitalit të Durrësit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë repartin e grafisë së Urgjencës, ndërsa janë evakuuar menjëherë pacientët.
Burime nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk ka të lënduar, pasi 7 pacientët janë transferuar në reparte të tjera dhe situata është qetësuar.
Ndërkohë, në një reagim të shkurtër, edhe Policia e Durrësit njofton se “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem”.
(BalkanWeb)
