ITALI
Rriten rastet e reja më COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 1.434 persona me koronavirus.
Ndërsa të vdekurit në 24 orë janë 14 viktima ndërkohë që në një ditë më parë ishin 10. Numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit ka shkuar në 35,577 të vdekur.
Ndërkohë të shëruarit dhe të larguarit nga spitalet janë 471, ndërsa një ditë më ishin i 563, duke e çuar në 211.272 numrin total të të shëruarve.
Në Rajonin e Lombardisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 218 raste të reja pozitive.
