Kryetari aktual i Kryesisë së OSBE, Edi Rama dhe ajo pasardhëse Ann Linde me detyrë ministre e jashtme e Suedisë kanë komunikuar së bashku ditën e sotme.

Linde thotë se Rama është mik i saj i dashur tashmë prej shumë vitesh. Por telefonata ishte pikërisht për agjendën e OSBE.

Më tej ajo shton se me Ramën foli për të koordinuar punën e përbashkët për krizën aktuale në Bjellorusi.

Suedia do të marrë kryesimin e OSBE për 2021 dhe Rama do i lërë vendin Ann Lindes.

Më parë po sot Rama ka telefonuar edhe presidentin ukrainas, Zelensky për konfliktin Rusi- Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Donbas.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb