Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përkujtuar sot tragjedinë e 11 shtatorit.
“Sulmi i 11 shtatorit nuk do të harrohet kurrë. Dhimbja jonë është akoma e thellë, por vlerat tona mbeten të palëkundura”, është shprehur Cakaj.
Që atëherë, ka shtuar ai, “ne kemi luftuar shumë kundër terrorizmit dhe kemi punuar pa u lodhur për të promovuar lirinë dhe demokracinë”.
“Shqipëria do të jetë përjetësisht në krah të SHBA dhe do të shërbejë me përkushtim në Koalicionin Global kundër Terrorizmit”, ka theksuar Cakaj.