Pippa Middleton po kalon pushimet në brigjet e Amalfias, ndërsa James Middleton në brigjet e Sicilisë. Vëllai dhe motra e dukeshës së Cambridge po shijojnë pushimet në Itali në këtë kohë të koronavirusit. Pippa i ka dhuruar vetes disa pushime romantike me bashkëshortin dhe sipas të përjavshmes ‘Chi’ ajo ndodhet në Positano pa djalin Arthur.
Çifti gjatë këtyre pushimeve është fotografuar teksa shijonin një ushqim të mirë dhe shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin. Pippa është shfaqur në formë të shkëlqyer duke dhuruar edhe momente romantike.
Edhe vëllai James Middleton ka zgjedhur Italinë për pushimet e tij së bashku me të fejuarën Alizee Thevenet. Vëllai i Kate ndodhet në Siçili nga ku ka postuar foto me të fejuarën e tij: ‘Ka kaluar një vit që kur i kam kërkuar Alizee për tu martuar dhe ka qenë një vit me shumë emocione’, ka shkruar vëllai i dukeshës së Cambridge.
Për shkak të pandemisë çiftit i është dashur të shtyjë dasmën, por tani më pranë njëri-tjetrit se asnjëherë presin momentin e duhur për të bërë premtimin e dashurisë së përjetshme.