POGRADEC

Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg 40 ditor për 46- vjeçarin nga fshati Vërdovë, Blerim Bizgjoni, i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur nga po i njëjti fshat.

Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona ai që i ka kërkuar gjykatës arrest me burg 40, për Blerim Bizgjonin, pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.

Nga ana tjeter është kërkuar ekspertizë për kohën e kryerjes së kësaj marrëdhënie, pasi sipas prokurorit deri tani ka vetëm një ekspertizë për kryerjen e marrëdhënieve.

Nga ana tjetër Blerim Bizgjoni nuk ka pranuar akuzën madje, ai është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 14- vjecares. Madje ai kokëulur në Gjykatë dhe i heshtur, ka shpërthyer më pas në lot duke thënë ”Kërkoj drejtësi dhe kini mëshirë pasi nuk kam bërë asgjë për çfarë më akuzojnë”.

Blerim Bizgjoni ka detyruar duke e kërcënuar vajzën për të kryer marrëdhënie në banesën e tij, nga ku e mbante prej gati 2 vitesh.

Qëllimisht 46- vjeçari i është afruar familjes së vajzës prej shpërnguljes në këtë fshat duke kërkuar domosdoshmërisht kujdestarinë e saj pasi familja e së miturës jeton në kushte të vështira ekonomike e gjithashtu njëri prej prindërve vuan nga sëmundja e shëndetit mendor.

Vajza ka dhënë dëshminë e saj para Policisë dhe ka rrëfyer se 46-vjeçari abuzoi seksualisht në mënyrë të përsëritur me të edhe duke e dhunuar fizikisht.

Për mediat ka folur edhe nëna e së miturës duke u shprehur se kërkon drejtësi për vajzën pasi familjen Bizgjoni e kishin të besuar dhe ua kishin besuar vajzën e tyre.

Sot seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të masave AntiCovid..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb