RROGOZHINA
Një zjarr ka përfshirë dhe djegur disa hektarë me ullishte pasditen e sotme në fshatin Zeshtik të Nj.A. Kryevidh në Rrogozhinë.
Flakët të ndihmuara edhe nga era janë shumë pranë dhe rrezikojnë djegjen e varrezave të fshatit.
Shërbimet Zjarrfikse të Rrogozhinës dhe banorë të fshatit janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e tyre pavarësisht terrenit shumë të vështirë.
Ndërhyrja me helikopter do të ishte zgjidhja përfundimtare për shuarjen e flakëve.
Gazetari Kelment Baçi ka siguruar për BalkanWeb një video në të cilën duken parcelat me ullinj të djegura.
(BalkanWeb)