GJERMANI
Pesë bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në qytetin Muenster në Gjermaninë Perëndimore.
Operacioni për çmontimin e bombave kërkoi evakuimin e gjithë zonës Mauritz që shënoi dhe një nga evakuimet më të mëdhaja të shtetit gjerman, plot 16 mijë banorë të larguar brenda pak orësh nga qyteti.
Ekspertët me këtë masë u ndihmuan që të punojnë më me lehtësi, teksa u vendosën edhe disa konteinerë me ujë në tre vende që ishin të dizajnuar për të ndaluar valën nga një shpërthim i mundshëm i ndonjë prej bombave.
(BalkanWeb)