BalkanWeb ka zbardhur emrat e të arrestuarve së fundmi nga Policia për rastet kryesore të goditura gjatë kontrolleve të shtuara pas ngjarjeve kriminale.
Sokol Troka (Zeka) është i arrestuari në Tiranë, i cili ka nga Gjykata e Fierit një masë arresti me burg pasi akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, por edhe për falsifikim dokumentesh pasi u ka dorëzuar policëve një kartë identiteti falco.
Flamur Zalla është personi i arrestuar për 203 kg drogë në Zallë të Fushë-Krujës, ndërkohë që 2 djemtë e tij janë në kërkim.
Gentian Sula u kap në Elabsan duke transportuar 8 sirianë kurse Aurel Alarupi në Korçë me 3 klandestinë të huaj.
(BalkanWeb)
