POGRADEC

Operacioni ‘’Perimetri’’ vijon në qarkun e Korçës teksa kësaj radhe një 40- vjeçar nga Lezha është kapur në Pogradec me dy klandestinë në automjet.

E.Gj, u kishte premtuar dy klandestinëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit 250 euro secilin.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në vijim të operacionit policor “Perimetri” është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb