Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr makarona (tagliatelle)
150 gr proshutë spek
2 kokrra domate
2 lgj vaj ulliri
1 thelpi hudhër
70 ml verë e bardhë
3 lgj ajkë kosi
80 gr djathë parmixhano të grirë
200 gr spinaq
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Makaronat i ziejmë në ujë të vluar me kripë sipas rekomandimit në etiketë. Ndërkohë kaurdisim proshutën në një tigan pa yndyrë derisa të bëhet krokante. E largojmë proshutën dhe në të njëjtin tigan duke shtuar 1 lugë vaj ulliri vendosim domatet të prera në kubikë dhe i kaurdisim për 3 minuta. Në një tigan tjetër me një lugë vaj ulliri kaurdisim pak hudhrën dhe më pas vendosim spinaqin. Sapo spinaqi të ulë pak volumin shtojmë verën e bardhë me ajkën e kosit dhe e lëmë në zjarr për 4-5 minuta duke e rregulluar me kripë, piper, arrë moskat dhe djathë parmixhano. Kullojmë makaronat dhe i servirim me spinaqin e gatuar, me domatet dhe me proshutën spek.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: