LONDËR

Një shqiptar që kishte arritur në Britaninë e Madhe, pretendonte se ishte italian, por se aftësitë e tij gjuhësore në italisht e kanë lënë në baltë, kur u pyet nga policia britanike.

Kleris Harizi u ndalua nga policia britanike dhe menjëherë nxori një pasaportë italiane, duke pretenduar se ishte italian. Ai kishte emër të rremë në dokumentin e identifikimit, raportojnë mediat britanike.

Mirëpo, i riu nga Shqipëria duket se u trondit nga pyetjet që i bënë oficerët e policisë në stacionin policor. Rreshteri i policisë fliste italisht dhe kështu e kuptoi gënjeshtrën e shqiptarit.

Prokurori Graham O’Sullivan i tha Gjykatës Mbretërore në Njucastle: “Kur iu bënë pyetje për gjuhën italiane, ai nuk përgjigjej dot. Ishte fati i tij i keq që rreshteri fliste italisht. Është e qartë që ai nuk është një italian. Ai më tej ka dhënë emrin e tij të vërtetë dhe tha ‘më fal”.

Gjykatësi e dënoi shqiptarin Harizi me 6 muaj burgim, por shtoi se ai nuk kishte ndonjë “qëllim shumë të keq” në lidhje me faktin e të qënit “italian”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb