Rimblidhet grupi i punës për Kodin Zgjedhor, Korab Lita paraqet propozimin e opozitës parlamentare
Brenda ditës së sotme është rimbledhur grupi i punës për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Gazetari Ergys Gjençacj raporton për BalkanWeb se Korab Lita ka dorëzuar propozimet e opozitës parlamentare teksa në mbledhjen e mëparshme kërkoi më shumë kohë.
Deri më 30 shtator ky grup pune duhet që të paraqesë draftin Komisionit të Ligjeve që më pas të kalojë në seancën e 2 tetorit për votim.
Si drafti i PS dhe i opozitës parlamentare do t’i përcillen Komisionit të Ligjeve.
(BalkanWeb)