Rasti i Genoa, që zyrtarizoi 14 pjestarë të klubit pozitiv me Coronavirus, mes tyre 11 lojtarë i ka rënë sirenave të alarmit në Itali, teksa ka konfirmuar situatën e pazakontë në të cilën luhet futboll. Në Serie A janë ndezur polemikat mbi testet dhe protokollet sanitarë, ndërsa dy ndeshje të radhës mund të shtyhen. Por futbolli në vende të ndryshme ka gjetur mënyra të ndryshme për të bashkëjetuar me Covid-19. Rasti i fundit vjen nga Brazili.
Një nga klubet më të mëdhenj të këtij vendi si Framengo konfirmoi të shtunën 19 futbollistë pozitivë me Coronavirus. Klubi kërkoi shtyrjen e ndeshjes kundër Palmeiras, por nuk u pranua nga Federeta Braziliane e Futbollit. Si pasojë, skuadra nga San Paolo zbriti të dielën në mbrëmje në fushë me futbollistët e ekipit të të rinjve, duke barazuar 1-1 në transfertë.
(balkanweb)