ITALI

Inter duket se e ka marrë seriozisht këtë sezon teksa ka shpartualluar në ndeshjen e dytë Beneventon.

Zikaltërit e Conte-s fituan 2-5 në transfertë ndaj Beneventos dhe bashkë me sfidën ndaj Fiorentinës ka shënuar 9 gola në 2 ndeshje.

Ndryshe nga Fiorentina, këtë sfidë Interi nuk e diskutoi teksa vetëm pjesën e parë e mbylli 1-4. Lukaku shënoi dopietë teksa vend kishte dhe për Hakimin, Lautaron dhe Gagliardinin.

6 pikë të plota tashmë për Interin e Contes në Serinë A, dhe problemi i vetëm veç goleadave mbeten dhe golat e pësuar. Në 180 minuta në portën e Handanoviç topi i kundërshtarëve ka shkuar 5 herë. Duket se Conte duhet të mendojë për mbrojtjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb