MADRID- Garda civile spanjolle njoftoi sot arrestimin, në muajin nëntor në Andaluzi , të një shtetasi britanik ndaj së cilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe krerjen e disa vrasjeve, i cilësuar si kreu i organizatës së trafikut të drogës, më e rëndësishmja në Evropë.

Robert Dawes, 44 vjeç, me origjinë nga qyteti britanik Nottingham, u arrestua mëngjesin e sotëm, në Costa del Sol (jug të Spanjës), gjatë një operacioni të koordinuar nga Europol-i, saktësoi për median një zëdhënës i Gardës civile.

Në qytetin e vogël turistik të Benalmadena-s, province e Malagas, një njësi speciale e ndërhyrjes së gardës civile ka bastisur vilën e tij luksoze ku ai banonte, i rrethuar nga truprojat dhe punonjësit e shërbimit.

Robert Dawes ishte vënë në shënjestër pas një procesi hetimor që daton nga viti 2007, si drejtues i organizatës kriminale më të madhe në Britaninë e Madhe dhe në Evropë, me akuzën për trafik droge, pastrim parash dhe kryerjen e disa vrasjeve”, bëri të ditur policia në një deklaratë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: