Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset e vogla në Elbasan për t’u njohur me pasojat e krizës së pandemisë dhe për t’i prezantuar planin me 5 pika të PD për 6 muajt e ardhshëm për të përballuar situatën.

Nga komunikimet, Basha u njoh me shqetësimet e qytetarëve, rënien e konsumit, papunësinë, rënien e të ardhurave si dhe pakënaqësinë ndaj situatës,

Lideri i opozitës theksoi se tashmë jemi në fazën e dytë të krizës nga pandemia dhe qeveria e ka futur Shqipërinë në rrugën e kolapsit.

Sipas tij, plani i PD do të lehtësojë pasojat negative si dhe do të ndihmojë shtresat apo kategoritë që vuajnë më shumë nga presioni i këtyre pasojave.

BISEDAT E LULZIM BASHËS NË ELBASAN

LULZIM BASHA: Ka rënë konsumi, edhe tek buka. Imagjinoni tek të tjerat.

PUNONJËSJA E BIZNESIT TË VOGËL: Kur s’ka punë, s’ka prodhim çfarë të bëjmë. Rënia është 50% tek buka.

LULZIM BASHA: Është problemi kryesor. Për të nxitur konsumin pasi s’kanë njerëzit lekë nëpër xhepa. Qeveria duhet t zbatojë planin e PD.

 

LULZIM BASHA: I keni marrë masat tamam. Si duket puna?

FARMACISTJA: Çka. Ka arritur deri aty që.. ja jep falas. Me rregull s’duhen, por ia japim ilaçet të hapura. Bëni më të mirën për popullin. Ja me listë po japim.

LULZIM BASHA: Më thanë që listat kanë filluar prej kohësh. Por tani kanë arritur aty ku s’mban më.

 

QYTETARI: Kam mbaruar studimet e larta. Juridik. Por s’kam punë. E vetmja zgjidhje është jashtë. S’kemi rrugë tjetër.

LULZIM BASHA: Shikoni ku ka shkuar ekonomia. Dua të bëj gjithçka për ju së pari rininë. Qeveria na ka futur në rrugën e kolapsit. Të parët do përfitojnë të rinjtë dhe profesionistët e trajnuar.

 

LULZIM BASHA:  Si i keni punët? Biznes familjar? Si ju duket plani me 5 pika?

QYTETARI: Ishalla bëhet më mirë se vallai.

LULZIM BASHA: E kemi që të bëhet më mirë për ju.

QYTETARI: Ne po vazhduam dhe njëçik kështu.

LULZIM BASHA: Prandaj dolëm me këtë plan tani, jo pas zgjedhjeve. A jo që më shqetëson, është rënia e xhiros, cila është gjendja reale e ekonomisë. Faza e dytë e krizës sapo ka filluar. Synimi kryesor i paketës sonë është konsumi dhe biznesi, mbështetja për qytetarët dhe bizneset. I ndihmon të gjithë ata që e hanë presionin më të madh të krizës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb