Gjinekomastia është një çrregullim i sistemit endokrin (kryesisht), me inbalancim nivelit të estrogjenit në krahasim me nivelet e testosteronit.
Çfarë e shkakton gjinekomastinë?
Më së shumti shfaqet gjatë pubertetit, por jo vetëm, disa raste të gjinekomastise janë të trashëgueshme. Abuzimi me alkoolin mund të sjellë probleme me mëlçinë, duke ndryshuar mënyrën sesi trupi metabolizon hormonet, të cilat sjellin zgjerimin e gjirit.
Rastet e tjera të gjinekomastisë mund të ndodhin edhe nga zhvillimi i kancerit. Një pjesë e madhe e ilaçeve pa recetë, përfshirë amfetaminat, ilaçet kundër depresionit, ilaçet për presionin e gjakut, antibiotikët, ilaçet e ulçerave etj mund të shkaktojnë gjinekomastinë.
Ndërsa, shpesh kjo simptomë ngatërrohet me mbipeshën, është fakt që të fituarit një peshë të madhe trupore stimulon prodhimin e estrogjenit në trup, e cila mund të shkaktojë sëmundje.
Abuzimi me steroidet gjithashtu mund të shkaktojë gjinekomastinë dhe madje mund të shfaqet në jetën e mëvonshme, kur trupi kalon përmes më shumë ndryshimeve hormonale.
Por cila është mënyra më efektive për të shmangur një herë e mirë këtë problem?
Kirurgjia estetike është mënyra më e thjeshtë, më e rëndesishme dhe më efektive për të zvogëluar formën dhe konturin e gjoksit mashkullor.
Metoda e përdorur është një procedurë e quajtur liposuction (thithje e dhjamit), e cila konsiston në heqjen e dhjamit të tepërt dhe indet e gjendrave për të rikthyer një kontur më të butë, më të forte dhe një gjoks më mashkullor.
Gjinekomastia është një sëmundje e zakonshme në vitet e fundit, per arsyet e listuara më lart dhe numri i burrave që i janë nënshtruar procedurave estetike për ta eleminuar është më i madh sesa mendoni, gjithashtu.
Duke iu nënshtruar një procedure shumë të thjeshtë, por me një rezultat tej mase efektiv, mbi të gjitha koha që kërkon kjo ndërhyrje për t’u realizuar është minimaliste, duke krahasuar me mendimet, pakenaqësitë dhe ndjenjën e parehatisë që të jep kjo simptomë gjatë një dite rutinë.
Gjithmonë e më shumë vërehet një ndergjegjësim nga gjinia mashkullore për të trajtuar këtë problem (jo pak shqetëësues) dhe pas ndërhyrjesm, rezultatet kanë qenë edhe më të kënaqshme se pritshmeritë e pacientëve shpeshherë.
(Balkanweb)
