POGRADEC

Nëj 31-vjeçar nga Tirana u arrestua pasi po transportonte 4 klandestinë me mjetin ‘’Volkswagen’’.

B.M, nga Tirana u arrestua në aksin Pogradec- Qafë-Thanë teksa u kishte premtuar 4 emigrantëve të paligjshëm kalimin në BE kundrejt fitimit prej 200 euro nga secili.

Operacioni ‘’Perimetri’’ në Korçë vijon prej muajsh teksa thuajse ditë pas dite goditen raste të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 31 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb