Demokratët përjashtojnë nga lista konkurruese ish deputetin Partisë Demokratike për Pogradecin Klevis Balliun dhe ish kryetarin e bashkisë Eduart Kaprin.

Lufta e ashpër midis të dyve, për te përjashtuar një rival direkt për listën e mëtejshme, duket se ka qenë arsyeja që i ka “ngrënë kokat”, njeri-tjetrit.

Balliu nga njëra amë ka kërkuar ta heqë nga lista e mëtejshme ish kryetarin e bashkisë Eduard Kaprin, duke e parë si rival potencial për zgjedhjet e 25 prillit dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Kapri nga ana tjetër.

Të dy kanë punuar fort për të përjashtuar nga lista e mëtejshme njëri tjetrin. Kjo luftë midis tyre bëri që të përjashtohen të dy nga listat. Ky “konfrontim” i fortë midis tyre është pritur pa filluar votimi.

Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër. Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

(d.xh/ balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb