Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’. Aktori gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes, se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Adua de Vesco.

48 vjeçari ka treguar ka qënë i fejuar për 11 vite me një burrë, të quajtur Riccardo, duke e mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë. Së fundmi, mediat italiane duket se kanë zbuluar edhe identitetin e të dashurit aktual të aktorit.

Ata janë fotografuar së bashku gjatë një mbrëmjeje me mikeshat e Gabrielit, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia. Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Gabrielit.

Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin.

Auto 640 0 5f7f02c62fecd1602164407
Auto 640 0 5f7f02c62fecd1602164407
Auto Capture41602164402
Auto Capture41602164402
Auto 51602164400
Auto 51602164400

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb