FRANCË– Janë publikuar rezultatet e para të raundit të dytë për zgjedhjet rajonale në Francë.
Republikanët e Nikola Sarkozi kanë udhëhequr duke fituar 7 nga 13 rajone, ndërsa të dytët renditen Socialistët në pushtet të presidentit Hollande, të cilët kanë fituar 5 rajone.
Nga rezultatet e para zyrtare mësohet se Fronti Kombëtar i Marie Le Pen nuk ka fituar asnjë rajon, ndërsa rajoni i Korsikës është fituar nga separatistët.
(d.d/BalkanWeb)
