Nga: ZONJA VJOLLCA*
4 kokrra mollë
Lëng limoni
200 gr lakër turshi
60 gr proshutë spek
1 lk kumel
1 ½ lgj gjalpë
Kripë
Piper i zi
Fillimisht presim horizontalisht pjesën e sipërme të mollës duke e ruajtur si kapak. E boshatisim pjesën e brendshme të tulit të mollës duke e prerë atë në kubikë të vegjël. E lyejmë pjesën e brendshme të mollës me lëng limoni. Skuqim proshutën në një tigan pa yndyrë, më pas shtojmë kubikët e mollës, lakrën turshi dhe i kaurdisim pak duke shtuar kumel, kripë dhe piper të zi. Me këtë masë mbushim mollët, i mbulojmë me kapakun e mollës dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë në furrë ne temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. I servirim mollët e pjekura duke i spërkatur me pak gjalpë të shkrirë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
