Boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se me fitoren e tij Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bravo?kampioni?i ri i botës Robin Krasniqi.

Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit ????

33-vjeçari Robin Krasniqi arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb