Tirana ka firmosur edhe me një tjetër ganez duke e çuar numrin e tyre në 5 tek kampionët, bashkë me Cobbinah të cilit i është dhënë dhe nënshtetësia shqiptare.
Talenti 20-vjecar Richard Danso ka firmosur për bardheblutë dhe i bashkohet bashkëkombasve të tij, Ibrahim Sulley, Isaac Gyamfi, Derrick Sasraku si dhe Cobbinah.
Danso ka luajtur më parë në Ganë, SHBA apo Tunizi teksa ky është transformimi i parë në Europë, pikërisht në Superligën shqiptare me kampionët në fuqi.
Dhe madje Tirana të vetmit lojtarë afrikanë ka 5 ganezët kurse të huajt e tjerë ka dy mbrojtësit maqedonas, Najdovski dhe Toshevski, argjentinasin Torassa, brazilianin Enton Cale dhe Visa Bekaj që është shqiptar, por nga Kosova.
(BalkanWeb)