Merr flakë gjatë ecjes një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb