Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, solli në vëmendje historinë e amerikanes Terena Kartuell që erdhi nga Los Angeles dhe zgjodhi Shqipërinë për të punuar.

“Doja të ndryshoja mënyrën time të jetesës”, shprehet Kartuell, ndërsa tregon se vjen nga Los Angelos, për të punuar në Elbasan mbi një projekt në fushën e turizmit.
“E zgjodha Shqipërinë për shumë arsye, pasi industria e turizmit në këto momente në Amerikë nuk është aq mirë. Po kërkoja për punë jashtë Amerikës dhe zbulova “Elit Travel Group” dhe pashë projektin që ata po punonin për të përfaqësuar turizmin dhe edukimin. Gjithashtu doja të ndryshoja dhe mënyrën time të jetesës, mes balancës midis punës dhe jetës”, – thotë ajo.

“Shumë gjëra janë të ngjashme për sa i takon teknologjisë dhe ambientit. Mendoj se njerëzit janë pak më të relaksuar dhe jo aq të stresuar dhe kjo e bën më të thjeshtë për të komunikuar”, – shprehet Kartuell, në lidhje me jetesën e saj në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: