Liderët e BE-së këmbëngulën që Britania e Madhe të zbatojë në mënyrë të plotë marrëveshjen që rregullon largimin e saj nga BE-ja më 31 janar, pa rinegociuar klauzolat e saj, tha sot presidenti i Këshilli Europian, Charles Michel, në ditën e parë të samitit të rradhës të vendeve anëtare të BE-së.

 

“Në lidhje me Marrëveshjen e Tërheqjes dhe protokollet e saj, ato duhet të zbatohen plotësisht, pikë”, theksoi ai.

Bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme BE-BM kanë mbetur të bllokuara.

Deputetët britanikë miratuan në fund të shtatorit projektligjin e qeverisë së Boris Johnson, që kërkon rishqyrtim e disa pjesëve të marrëveshjes së Brexit-it.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb