Deputeti Lefter Maliqi përmes një postimi në rrejtët sociale ka bërë të ditur se do të kërkojë një interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Maliqi thotë se ajo duhet të japë llogari për atë që e quan, katrahurën në sistemin e burgjeve.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë duhet të japë llogari për katrahurën në sistemin e burgjeve, e pres në Interpelancë urgjente në seancën e radhës plenare

Të dashur miq!

Jam i bindur, që mbrëmë, (kur e ndoqën te Fevziu), edhe ata shqiptarë që bëjnë pjesë te elektorati gri, kanë vendosur se ‘gjallë a vdek’, nuk e votojnë më këtë Kryemafioz të lajthitur.

Situata në të gjithë dikasterët e komanduara prej tij, është alarmante, dhe askush nga ne nuk duhet të ngushëllohet me faktin se kjo batërdi do të marrë fund në 25 Prill.

Deri atëherë, çdo ditë që kalon, duhet kërkuar llogari për qeverisjen e këtij Kryemafizoi.

Një ditë pas Interpelancës me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që vetëm aktroi dhe i kapur mat, nuk dha asnjë përgjigje për bilancet e zeza të krimit, drogës, vettingut në Polici, aksionet e OFL-së, etj, por nxori vetëm statistikat e fabrikuara nga ushtarët e tij, a thua se shqiptarët nuk jetojnë në këtë vend, tashmë e ka rradhën një tjetër Ministër ‘kukull’ që duhet të japë llogari.

Kam depozituar në Kuvend kërkesën për një Interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kjo Ministre duhet të japë llogari për atë që po ndodh sot në sistemin e burgjeve, që nga kërkesat e të burgosurve grevistë, shkeljet ligjore gjatë emërimeve, transferimeve dhe dëmi që i kanë sjellë shtetit vendimet e gjykatave, për dëmshpërblimet e zyrtarëve dhe punonjësve të liruar padrejtësisht, emërimet klienteliste, e deri te korrupsioni në nivele alarmante në sistemin e burgjeve, të drejtuar nga një njeri kryekëput i korruptuar.

Sa të jem në atë foltore të shenjtë të Institucionit Përfaqësues të Republikës, do bëj luftën time kundër kësaj qeverie që po i pi gjakun shqiptarëve, në mbështetje të plotë të luftës që po bën jashtë, Opozita e Bashkuar PD-LSI, për tu bashkuar në destinacionin final, fitoren e 25 Prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: