Nga: ZONJA VJOLLCA*
100 gr hurma të thata
50 gr tërshërë të shtypur
50 gr bajame
2 lgj mjaltë
2 lgj susam
½ portokall
Fillimisht shtrydhim portokallin dhe bashkojmë ½ e lëngut të tij me tërshërën. Grijmë në copëza hurmat e arabisë dhe bashkë me bajamet i vendosim në një mikser. I grijmë mirë duke shtuar dhe një lugë lëng portokalli. Masën e krijuar e vendosim në një tas ku shtojmë mjaltin, dhe gradualisht dhe tërshërën e shtypur dhe e trazojmë mirë derisa të formohet një brumë. Kalojmë susamin në një tigan pa yndyrë të skuqet derisa të zverdhet pak dhe më pas e largojmë të ftohet. Me brumin e përgatitur formojmë bonbonet në masën sa një arrë dhe i pudrosim me farat e susamit. I vendosim në një tepsi me letër pjekje dhe i lemë të thahen për 1 orë para se ti servirim.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
