KORÇË- Ambasadori izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin ka vizituar këtë të martë fabrikën e Birrës Korça. Ai u shprehur i impresionuar si për teknologjinë moderne, ashtu edhe për shijen e birrës duke e krahasuar atë, për nga cilësia me vendet më të zhvilluara të botës.
Ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin ka vizituar fabrikën e Birrës Korça në qytetin juglindor. Pasi ka parë nga afër të gjithë fabrikën dhe teknologjinë e përdorur për prodhimin e birrës së parë shqiptare, ambasadori Rodkin është shprehur tejet i impresionuar si për teknologjinë moderne ashtu edhe për shijen. Rodkin tha se teknologjia e përdorur është e njëjtë me atë të vendeve të zhvilluara, duke vlerësuar edhe faktin se në këtë fabrikë janë të punësuar dhjetëra persona që mbajnë familjet e tyre.
“Kisha shumë dëshirë të vizitoja fabrikën e birrës Korça, që ka punësuar shumë njerëz. Teknologjia që kjo fabrikë përdor është shumë e mirë, moderne, e sofistikuar, më e mira dhe e njëjtë me atë që përdoret edhe ne vendet e tjera të botës. Unë provova birrën dhe i tregova presidentit të birrës Korça, që kam jetuar në Irlandë dhe pozicioni im i parë ka qenë atje. Them që birra është në të njëjtin nivel me atë që kemi provuar atje. Unë u kënaqa shumë në Korçë dhe pritja e ngrohtë ma bëri më të lehtë këtë ditë. Kjo vizita ime e parë zyrtare në Korçë, por jo e fundit. Do të mundohemi që t’i zgjerojmë aktivitetet tona në Korçë. Si dje dhe sot kemi pasur shumë bisedime për bashkëpunimin tonë në të ardhmen.”, tha ambasadori izraelit.
Ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin tha se birra Korça e shoqëron edhe në ambientet me familjen e tij. “Birra Korça” ka një shije të mrekullueshme , unë e përdor atë në familjen time dhe vërtet krijon një atmosferë të shkëlqyeshme.”, pohoi ambasadori.
(m.k/News24/BalkanWeb)
