Përzgjedhja e emrave për Poetin Laureat, nismë e shpallur nga Qendra Kombëtare e librit, ka hapur debat. Lisandri Kola, poet, pedagog e studiues, ka argumentuar mes të tjerash në një artikull që është përjashtuar në listën e gjatë me 25 emra, mosha nën 45 vjeç e poeteve, duke u ndalur edhe te reminishencat, a mbizotërimi, i letersise se shkruar para 1990-ës.

“Nji problem tjeter qe lidhet me 25 poetët e shpallun kandidatë për kunorën e larit, asht se për çudi, dallohet nji loje spathish, ku asht përjashtue gjenerata poshtë moshës 45 vjeç”.

Duke përjashtuar veten nga dëshira a pritja për të qenë i nominuar, Kola u ndal më pas te Sadik Bejko dhe një poezi e tij shkruar më 1972. Në skedat e Bibliotekës kombëtare, ajo dilte me titullin “Ditët e Enverit të jetës sime”, çka rezultoi gabim njerezor, pasi behej fjale per Everestin. Kola kërkoi ndjesë, ndërsa Bejko, sqaron situatën.

“Atëherë isha i dashuruar dhe shkrova një seri poezish për dashurinë. Më ishte marrë mendja nga dashuria deh ju luta kryeredaktorit të m’i botonte”, tha ai
Sa i takon qasjes ndaj poetëve të para 1990-es, Bejko veren, se kishte disa kushte per botimin e nje libri asokohe.

“Duke qenë një kulturë e vogël, siç është kultura shqiptare, ne nuk e kemi luksin të përjashtojmë shkrimtarë, përshembull, mund t’i gjejmë lehtësisht një vepër që në ato kohëra që mund të mos ishte bërë, ose edhe disa. Disa poetë, u hutuan nga ajo periudhë, disa i paguan haraç me vetëdije asaj periudhe. Kjo nuk duhet përdorur politikisht”

Por kishte prej atyre, që përtej një poezie të padenjë për sot, paguan ndryshe.

“Unë isha 6 vite në minierë, të tjerë paguan më shtrenjtë se unë, ishin në burg”.

Duke ju rikthyer debatit per emrat laureat, ai e heq moshen si kriter. Poeti laureat do te shpallet nga Qendra Kombetare e Librit në muajin nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: