Karantina e përfunduar pas vetëm 5 ditësh për Serge Gnabry, i rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë testit që iu nënshtrua menjëherë pas grumbullimit me përfaqësuesen gjermane. Klubi i Bayern Munich në një reagim për mediat ka njoftuar se bëhet fjalë për një fals pozitivitet.

Gnabry
Gnabry

Sulmuesi i është nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme në katër ditët e fundi dhe në të gjithë testet ka rezultuar negativ. Departamenti shëndetësor i Mynihut pranon se testi pozitiv i së martës së kaluar ishte i rremë. Në këtë mënyrë, Gnabry do të bashkohet menjëherë me ekipin dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e së martës në Champions League kundër Lokomotiv Moskës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb