TIRANA
Një automjet ka marrë flakë në ecje tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Policia informon se automjeti është djegur pjesërisht teksa shoferja A.A, ka shpëtuar pa lëndime.
Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale teksa grupi hetimor po heton për shkaqet e djegies së automjetit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.
(BalkanWeb)