Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend.
Më në fund vjen një lajm i mirë nga kampi famëkeq Al Hawl, nis operacioni për riatdhesimin e familjeve shqiptare
Instituti Kombëtar i Shëndetësië Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona me koronavirus duke e çuar në 666 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe janë regjistruar edhe 205 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 148.
Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 62 persona dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 15 mijë e 150.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:
62 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë).
Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.