TIRANË
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, pasi Kuvendi rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor.
“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!”-shkruan Meta në facebook.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe apelit të presidentit për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias, Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor.
(BalkanWeb)