MENDRISIOTTO

Një shtetas shqiptar 22 vjeç me banim në Shqipëri, një shtetas shqiptar 21 vjeç me vendbanim në Itali dhe një shtetas zviceran 26 vjeç me banim në Mendrisiotto, u arrestuan si pjesë e një hetimi antidrogë.

Kjo u njoftua të enjten nga Ministria Publike, policia kantonale, policia e qytetit Mendrisio, policia bashkiake Chiasso dhe rojet kufitare, shkruajnë mediat italiane.

Të katërt dyshohet se kanë marrë pjesë, për arsye të ndryshme, në një trafik të madh të kokainës. Kërkimet bënë të mundur kapjen e disa qindra gramëve kokainë, si dhe para të gatshme (disa mijëra franga).

Të katër të dyshuarit dyshohet se kaën shkelur Ligjin Federal për Drogat Narkotike. 22-vjeçari akuzohet gjithashtu për krimin e pastrimit të parave. Hetimi koordinohet nga prokurori publik Moreno Capella.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb