Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon pamjet e para brenda spitalit Covid-3, i hapur ditën e sotme për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Në mesazhin e saj, ministrja thekson se ky spital ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekëshë spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Mesazhi i Manastirliut:

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
? Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

? Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

? Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

? Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:
Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:
#Maska? #Distanca↔️ #Higjiena?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb