Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr pandispanjë
4 lgj prevede pjeshke
200 gr çokollatë të bardhë
200 gr çokollatë të zezë
50 gr çokollatë dekorative
50 gr sheqer i ngjyrosur
50 gr lajthi të grirë
50 gr arrë kokosi

Fillimisht në një tas thërrmojmë me dorë pandispanjën. Shtojmë prevedenë e pjeshkës (kjo është altrenative mund të jetë prevede e ndonjë fruti tjetër ose çokollatë e bardhë e shkrirë) dhe e punojmë me dorë derisa masa të na bëhet si brumë. Më pas me brumin e krijuar formojmë toptha të vegjël. I vendosim në një pjate me letër kuzhine dhe më pas i vendosim në frigorifer për të paktën 30 minuta në ambient të freskët. Ndërkohë shkrijmë çokollatën e bardhë dhe çokollatën e zezë. Nxjerrim topthat e pandispanjës dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine i lyejmë disa me çokollatë të bardhë disa me çokollatë të zezë. Më pas i dekorojmë sipas dëshirës me lajthi ose me copëza çokollate me ngjyra.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: