Kryeministri Rama i është përgjigjur me një status nga Twitter-i kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket situatës me Covid 19.
Ndërsa Basha i bëri sot thirrje qeverisë për të marrë vendime dhe veprime të shpejta për të përballuar pasojat e pandemisë, Rama shprehet se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit, ndërsa nuk ndalon dot as aleaten e tij, Kryemadhi ta përhapë gjatë fushatës së saj (shfaqet pa maskë).
STATUSI I PLOTE
Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!
(BalkanWeb)
